
Rektori Hajrizi shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Ambasadorit Frank Wisner
25/02/2025Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka shprehur ngushëllime të sinqerta për ndarjen nga jeta të Ambasadorit Frank Wisner, një mik i madh i Kosovës dhe një diplomat i shquar që dha një kontribut të jashtëzakonshëm në procesin e Bisedimeve të Vjenës dhe në shumë procese të tjera të rëndësishme për Kosovën.
Në mesazhin e tij, Rektori Hajrizi e vlerësoi Ambasadorin Wisner si një kolos të madh të diplomacisë, i cili me përkushtimin e tij, luajti një rol kyç në mbështetjen e Kosovës në momentet më të rëndësishme të historisë së saj. Ai kujtoi se Wisner mbeti gjithmonë një zë i fuqishëm dhe një mbështetës i palëkundur i kauzës së Kosovës, duke dhënë zgjidhje edhe në situatat më të vështira.