Rektori Hajrizi qëndroi për vizitë pune në Universitetin e Kembrixhit
15/11/2019Rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi ka qëndruar për vizitë në Universitetin e Kembrixhit, ku bashkërisht me përfaqësuesit e këtij universiteti, prezantuan rezultatet e projektit të përbashkët njëvjeçar për dizajnimin e politikave publike në Kosovë.
Megjithatë, bashkëpunimi ndërinstitucional mes UBT-së dhe Universitetit të Kembrixhit nuk mbaron vetëm me këtë projekt, pasi në këto takime është vendosur edhe për vazhdimin e një programi tjetër të përbashkët pesëvjeçar, i cili ka të ketë të bëjë me politikat për zhvillim të qëndrueshëm dhe për ngritjen e kapaciteteve në fushën e reziliencës së qeverisjes përmes simulimit të politikave publike dhe nismave të qëndrueshme.
Bashkëpunimi mes UBT-së dhe Universitetit të Kembrixhit ka nisur para më shumë se një viti, me ç’rast deri më tash janë zhvilluar disa takime pune dhe punëtori, me qëllim të dizajnimit të politikave të duhura publike në Kosovë.