Rektori Hajrizi priti në takim ministrin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi
23/12/2021Rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, ka mirëpritur në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan, ministrin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës, Elbert Krasniqi.
Nga vendi ku u nxorën shumë gjenerata të të rinjve inovativ dhe kreativ, rektori Hajrizi e njoftoi ministrin Krasniqi me punën dhe angazhimin e institucionit për një arsimim më të mirë, më cilësor dhe më adekuat në fushat e caktuara, të cilat UBT i zhvilloi duke sjell profesionistët më të mirë.
Ndër të tjera, rektori Hajrizi e ka njoftuar ministrin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, me teknologjitë më të fundit që posedon UBT, laboratoret dhe infrastrukturën moderne të institucionit, të cilat janë në dispozicion të studentëve të UBT-së, për zhvillim të mëtutjeshëm në fushat përkatëse.
Ministri Krasniqi, pa nga afër zhvillimin dhe të arriturat e institucionit përgjatë gjithë këtyre 20 viteve, në lëmin e shkencës, teknologjisë dhe inovacionit, si dhe ndihmën e madhe që ka dhënë UBT në përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në arenën ndërkombëtare.