Rektori Hajrizi priti në takim komandantin e stafit mjekësor të kampit Bondsteel, Kameron Grubaugh

05/05/2023

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka mirëpritur në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan, një delegacion të kampit Bondsteel, të prirë nga komandanti i stafit mjekësor, Kameron Grubaugh.

Në këtë takim, rektori Hajrizi i shoqëruar nga profesorët e UBT-së: Fitim Alidema, Dukagjin Sokoli, Shpend Dragusha, Burim Kiseri, i ka njoftuar përfaqësuesit nga kampi Bondsteel lidhur me infrastrukturën mjekësore dhe zhvillimin e UBT-së në këtë aspekt.

Të dy palët u shprehën të gatshëm për bashkëpunim në të ardhmen mes Fakultetit të Shkencave Mjekësore në UBT dhe batalionit mjekësor nga Bondsteel, në departamente të ndryshme përbrenda fushës së mjekësisë.