Rektori Hajrizi pritet në takim nga ministri i Punëve të Brendshme

14/05/2018

 

Në cilësinë e anëtarëve të jurisë së Albanian ICT Awards, rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi dhe Visar Jasiqi, u pritën në takim nga ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bejtush Gashi dhe nga drejtori i Agjencisë së Regjistrimit Civil, Bekim Hoxha.

 

Gjatë këtij takimi u diskutua mbi rolin dhe organizimin e garës Albanian ICT Awards, për realizimin e ptojekteve të përbashkëta, për vizionin dhe projektet që do të implementohen në vazhdimësinë e projektit e ministrisë “RKSMobileID”.

 

Rektori Hajrizi dhe Jasiqi shprehën gatishmërinë për të mbështetur projekte të ngjashme, teksa nga ministri Gashi u njoftuan se së shpejti do të finalizohet strategjia kombëtare për sigurinë kibernetike, duke ftuar ICT Awards të ofrojë kontributin e vet në këtë projekt madhor.

 

Më 27 Prill, Albanian ICT Awards finalizoi edicionin e gjashtë të garës mbarë kombëtare pas një maratone disa mujore aktivitetesh, duke vizituar qytetet e Tiranës, Prishtinës, Shkupit, Durrësit, Shkodrës, Pejës, Gjakovës, Korçës, Tetovës dhe Ulqinit.