Rektori Hajrizi prezantoi Qytetin e Mençur të UBT-së dhe arritjet në fushën e energjisë në Konferencën II-të të KN CIGRE Kosovë
30/11/2023Arritjet e UBT-së në industrinë e energjisë në Kosovë, duke qenë institucioni i vetëm me Fakultetin e Inxhinierisë së Energjisë, si dhe vet-qëndrueshmëria në këtë kontekst me Net Zero Energy Campus u prezantuan në Konferencën II-të të KN CIGRE Kosovë, nga Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi.
Në këtë konferencë, Rektori Hajrizi prezantoi modelin e ekosistemit të UBT-së ku ofrohen të gjitha nivelet kompetente të fushës së energjisë, nga shkollat profesionale deri në ato post-diplomike, njëherit Qytetin e Mençur ku prodhohet energjia, duke e bërë një kampus të vet-qëndrueshëm sa i përket kësaj fushe.
UBT është shkollë e energjisë dhe ka thelluar ndër vite bashkëpunimin me KEDS, KOSST, KEK dhe institucione të tjera në nivel vendi dhe rajoni, duke bërë kështu që të rinjtë dhe studentët e UBT-së të kenë punësim të garantuar dhe të menjëhershëm.
Rektori Hajrizi në kuadër të kësaj konference u takua edhe me sekretarin e përgjithshëm të CIGRE-s, Philipe Adam, me të cilin diskutoi për thellimin e bashkëpunimit, duke ofruar mundësi të reja për të rinjtë e Kosovës dhe rajonit.