Rektori Hajrizi po merr pjesë si anëtar i Bordit Këshillëdhënës Industrial në Aleancën e universiteteve evropiane “EU4Dual” në Malta
09/04/2024Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi po merr pjesë si anëtar i Bordit Këshillëdhënës industrial në Aleancën më të madhe të Universiteteve evropiane për edukimin dual “EU4Dual”, në Malta.
Pjesëmarrja e Rektorit Hajrizi shënon një hap të rëndësishëm drejt përfshirjes së UBT-së në një forum të rëndësishëm evropian në fushën e arsimit dual. Rektori Hajrizi, me pjesëmarrjen e tij në Bordin Këshillëdhënës industrial të kësaj aleance, do të ketë mundësinë për të shprehur vizionin dhe qëllimet e UBT-së për zhvillimin e arsimit dual dhe për të ndikuar në hartimin e politikave dhe strategjive në nivel evropian në këtë fushë.
UBT ka mundësinë për të kontribuar në zhvillimin e këtyre praktikave dhe për të marrë nga përvoja dhe ekspertiza e institucioneve të tjera partnere në këtë aleancë.
Aleanca EU4Dual përbëhet nga 9 nga institucionet kryesore universitare të dyfishta në Evropë, të cilat ndajnë një filozofi të përbashkët për marrëdhëniet midis studentëve, universitetit dhe botës së punës.