Rektori Hajrizi, pjesëmarrës në konferencën ndërkombëtare akademike të SAP-it, në Gjermani

14/09/2018

Rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi po e përfaqëson UBT-në dhe Kosovën në Konferencën Ndërkombëtare Akademike të SAP-it, që po mbahet në Mynih të Gjermanisë dhe ku përvojën dhe ekspertizën e tyre mbi teknologjinë dhe inovacionin po e ndajnë profesionistë të shquar nga 58 vende të botës.

 

Gjate kësaj konference Hajrizi prezantoi të arriturat në UBT dhe në Kosovë gjatë periudhës së fundit, me fokus në fushat që kanë të bëjnë me zhvillimin e qëndrueshëm, ndërmarrësinë, inovacionin, teknologjitë e reja për digjitalizim, robotikë, internetin e gjërave, inteligjencën artificiale dhe digjitalizimin.

 

Përpos pjesëmarrjes në konferencë, ai u takua me shumë partnerë nga universitete të ndryshme nga e gjithë bota, me përfaqësuesit e stafit menaxhues të kompanisë SAP, si dhe të kompanive tjera botërore .

Falë këtij partneriteti, studentet dhe stafi i UBT-së do të kenë mundësi të përfitojnë në fushën e teknologjisë dhe ndërmarrësisë.

I tërë ky aktivitet UBT-në e bënë pjesë të komunitetit më të madh në botë për ndërmarrrësi, inovacion, për pjesëmarrjen e femrës në teknologji dhe për digjitalizim, duke ndikuar direkt në synimet globale të zhvillimit të qëndrueshëm, të aprovuar disa vite më parë nga Kombet e Bashkuara.

 

Me prezencën, aktivitetet dhe rezultatet e UBT-së, Kosova po përfaqësohet në shumë raste shume më mirë se sa vendet në regjion.

UBT mbetet institucioni me i madh dhe lider në teknologjitë e reja në regjionin e Ballkanit Perëndimor.

Numri i programeve të akredituara, bazuar në teknologjitë e fundit dhe në inovacion, numri i stafit dhe i studentëve, infrastruktura moderne dhe partneriteti me qindra universitete dhe kompani nga industria në tërë botën, krijon një ekosistem i cili po mundëson një zhvillim eksponencial dhe një kontribut jo vetëm në nivel lokal, por edhe në atë global.