Rektori Hajrizi përfaqëson Kosovën në konferencën për teknologji në Itali

29/03/2019

Rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi ka përfaqësuar Kosovën në ngjarjen më të madhe globale të teknologjisë dhe inovacionit, që është mbajtur në Bolonja të Italisë.

 

Rektori Hajrizi është ftuar si ekspert në këtë aktivitet për të diskutuar sfidat globale në këtë fushë, për zhvillimet teknologjike dhe zgjidhjet kreative në ofrimin e shërbimeve.

 

Më pas, Hajrizi ka takuar ekspertë të shumtë të teknologjisë nga e mbarë bota, me të cilët ka folur për mundësitë e sjelljes së investimeve të huaja në Kosovë. Ata kanë shprehur interesimin të kenë bashkëpunim ndërinstitucional me UBT-në, pasi siç thanë, është qendra më e madhe në Ballkan në fushën e teknologjisë dhe sistemeve të informacionit.

 

Gjatë vizitës dy ditore në Itali, ai është takuar edhe më zv.rektorin e Universitetit të Bolonjës, përfaqësuesit e kompanisë IBM dhe Toyota, përfaqësues të universiteteve nga Singapori, Taivani, Maroko, përfaqësues të UNIDOS, etj.