Rektori Hajrizi, panelist në konferencën “Business Research Symposium”

28/06/2018

Rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi ka marrë pjesë në edicionin e 13-të të konferencës “GLOBAL BUSINESS RESEARCH SYMPOSIUM: The Future of Business, Technology, Innovation and Regulation”, që sivjet u mbajt në Romë të Italisë, më 15-17 korrik.
Kjo ngjarje që bëri bashkë udhëheqës institucionesh e studiues nga e mbarë bota, është organizuar nga Tobin College f Business i St. John’s University, në SHBA.

Në këtë konferencë, rektori Hajrizi në cilësinë e panelistit, së bashku me dy profesorë nga Evropa dhe dy të tjerë nga Amerika, ka dhënë kontribut në diskutimin që kishte të bënte me temën: “Ndikimi i teknologjisë tek të mësuarit dhe të nxënit”, konkretisht dha kontribut në diskutimin “Disruptive University”, ku ka prezantuar modelin e UBT-së dhe rezultatet e arritura që nga themelimi e deri më sot.
Përveç kësaj, Hajrizi dhe profesori në UBT, Karoly Nagy, kanë prezantuar një punim të përbashkët shkencor, që u vlerësua lart nga pjesëmarrësit e konferencës për prurjet e reja shkencore.

Business Research Symposium u themelua fillimisht si Institut i Shërbimeve Financiare (FSI) nga Tobin College of Business i St. John’s University, në vitin 1995. Duke e parë ndikimin dhe rëndësinë e një organizimi të tillë, udhëheqësit Don Pitti dhe Igor Tomic, vendosën që një aktivitet të tillë ta ndërkombëtarizonin dhe ta shndërronin në një organizim të përvitshëm dhe ky është viti i 13-të i organizimit të kësaj konference.