![](https://www.ubt-uni.net/wp-content/uploads/2022/01/271994715_236046292044281_3522923239020220399_n.jpg)
Rektori Hajrizi ngushëllon familjen e shkencëtarit Rifat Gjota
17/01/2022Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, ka ngushëlluar familjen Gjota, me rastin e ndarjes nga jeta të shkencëtarit e pedagogut të njohur kosovar, Rifat Gjota.
Rektori Hajrizi, si dikur student i tij, shkruan në telegramin e ngushëllimit, se si mësimdhënës Gjota ishte i jashtëzakonshëm ndërsa si shkencëtar e zbulues deri tash i papërsëritshëm në trevat tona.
“Shkencëtari e zbuluesi Gjota tërë jetën ia kushtoi shkencës, zbulimit e mësimdhënies. Gjurmët e tij në shkencë kanë tejkalur kufijtë nacional ndërsa dija e tij ëshë shpërndarë tek shumë studentë e breza të cilët kanë arritur rezultate të larta duke e pasur pikërisht si inspirim profesor Gjotën”, ka shkruar rektori Hajrizi.