
Rektori Hajrizi në vizitë zyrtare në Bullgari, takohet me rektorin e Universitetin “St. Kliment Ohridski”
23/12/2019Rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi ka qëndruar në vizitë zyrtare në Sofje të Bullgarisë, i cili po zhvillon takime punime me zyrtarë të institucioneve arsimore.
Rektori Hajrizi ka zhvilluar takim të ndarë me rektorin e Universitetit “ST. Kliment Ohridski”, në Sofje, dr. Anastas Gerdzhikov, ku biseduan për vendosjen e partneritetit akademik ndërinstitucional.
Rektorët e dy universiteteve diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në fushën e edukimit, shkencës dhe inovacionit, ndërkaq thanë se në të ardhmen ky bashkëpunim do të konkretizohet me një memorandum mirëkuptimi.