Rektori Hajrizi në DOKUTECH: Kemi qendrën më të madhe të arsimit dhe edukimit në teknologji dhe shkencë në Ballkan

29/05/2023

Rektori i UBT-se, Prof. Dr. Edmond Hajrizi ishte pjesëmarrës në Konferencën “DOKUTECH”, ku u diskutua rreth temës: “Inteligjencën artificiale dhe si ndikon në përfaqësimin e grave”.

Mes pjesëmarrësve të shumtë, rektori Hajrizi në panelin e diskutimit shpalosi avancimin e UBT-së në fushën e teknologjisë, si dhe arritjet e institucionit në teknologjinë e avancuar.

Ndër të tjera, rektori Hajrizi tregoi konceptin e UBT-së për avancimin e gruas në teknologji dhe inxhinieri, duke potencuar se 50 për qind e studentëve në UBT janë femra, një indikator shumë i rëndësishëm dhe premtues për të ardhmen e tyre në teknologji.

“Shumica e njerëzve po studiojnë shkenca kompjuterike. Kemi qendrën më të madhe të arsimit dhe edukimit në teknologji dhe shkencë në Ballkan, dhe nga kjo 50% janë femra”, ka thënë rektori Hajrizi.

Në panelin e diskutimit pjesëmarrës ishte edhe nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, ambasadorja e grave në Tech në Maqedoni të Veriut, Monika Rizovska Tanevska, si dhe Senior Data & AI Solutions Architect at Microsoft, Fatos Ismaili, moderuar nga ambasadorja e grave në teknologji në Kosovë, Teuta Sahatqija.