
Rektori Hajrizi në Ditën e Kushtetutës: Le të punojmë së bashku për një shoqëri të drejtë dhe të barabartë
09/04/2025Në Ditën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi i ka uruar qytetarët, duke theksuar se të gjithë kanë një mision dhe përgjegjësi të rëndësishme për të ndërtuar një shoqëri të drejtë dhe të barabartë.
“Me rastin e ditës së Kushtetutës, inkurajoj qytetarët e Kosovës të punojnë së bashku për të mbrojtur dhe respektuar vlerat e Kushtetutës sonë. Le të mbajmë gjallë kujtimin e themeluesve tanë, të cilët sakrifikuan shumë për të arritur në këtë pikë si shtet i pavarur dhe sovran. Ne si institucion arsimor, jemi të vendosur të kontribuojmë në këtë mision dhe t’i nxisim studentët tanë të jenë pjesë e kësaj pune. Le të punojmë së bashku për një shoqëri të drejtë dhe të barabartë, ku të gjithë qytetarët kanë të drejta të barabarta dhe mundësi të barabarta për të zhvilluar veten dhe vendin tonë”, ka thënë Rektori Hajrizi.