Rektori Hajrizi mori pjesë në takimin më të madh mes shqiptarëve në Ditën e Arbëreshëve dhe në Samitin e III-të të Diasporës

23/11/2023

Mes personalitetesh të shumta nga politika, kultura, shkenca, arsimi dhe studiuesve të albanologjisë, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi mori pjesë në takimin më të madh mes shqiptarëve në Ditën e Arbëreshëve të organizuar në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Dita Arbëreshe u zhvillua me disa sesione shkencore, ku studiues të njohur të Shqipërisë dhe të komunitetit arbëresh shpalosën kërkimet e tyre mbi traditat, kulturën, artet dhe gjuhën arbëreshe sot dhe në histori.

Me këtë rast, Rektori Hajrizi zhvilloi takime të rëndësishme me figura të larta me ç’rast diskutoi për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit ndërinstitucional për të krijuar mundësi të reja për të rinjtë në rajon.

Pas ditës Arbëreshe, Rektori Hajrizi mori pjesë edhe në Samitin e Tretë të Diasporës, i cili u zhvillua me pjesëmarrjen e mbi dy mijë shqiptarëve të regjistruar nga të gjithë shtetet ku ata jetojnë, në të cilin u diskutua mes të tjerash edhe mbi raportet e diasporës me politikën e jashtme të Shqipërisë.