Rektori Hajrizi mori pjesë në takimin e dytë në kuadër të Projektit ALLED2
14/06/2023Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi mori pjesë në takimin e dytë të grupit punues për Formulën e Financimit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Republikën e Kosovës në kuadër të Projektit ALLED2.
Ky takim ka qenë një platformë e rëndësishme për diskutimin dhe hartimin e udhëzimeve administrative për grantin specifik në fushën e Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Kosovë.
Qëllimi i këtij udhëzimi administrativ është të përcaktojë parametrat dhe kriteret për grantin specifik për Arsimin dhe Aftësimin Profesional në Kosovë.
Rektorit Hajrizi në këtë takim tregoi angazhimin dhe përkushtimin e UBT-së në përmirësimin dhe ofrimin e cilësisë së lartë në sektorin e arsimit dhe aftësimit profesional në Kosovë.
Fotografitë: ALLED2