Rektori Hajrizi mori pjesë në konferencën “Universitetet Publike Shqiptare Përballë Sfidave të Hapësirës Evropiane të Arsimit të Lartë”

09/03/2020

Është mbajtur konferenca e dytë të rektorëve të universiteteve shqiptare, me temë: “Universitetet Publike Shqiptare Përballë Sfidave të Hapësirës Evropiane të Arsimit të Lartë”, në Korçë, ku mori pjesë edhe rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi.

 

Konferenca u organizua nga Universiteti “Fan S. Noli”, teksa mobiliteti në universitetet shqiptare ishte një nga parimet kryesore që u diskutua në këtë konferencë, me ç’rast u theksua nevoja për një bashkëpunim të tillë sepse më së shumti do të përfitonin studentët dhe stafi akademik.

 

Rektori i Hajrizi potencoi që institucioni që ai drejton është i gatshëm të bashkëpunojnë në hulumtime shkencore, do të kontribuojë në hapjen e programeve të përbashkëta studimi, njëherësh do të ndihmojë në aspektin profesional institucionet tjera në rritjen e cilësisë dhe ngritjen e kapaciteteve.

 

Në përgjithësi, rektorët në këtë konferencë u pajtuan që të mbështesin studentët në përfitimin e kompetencave të duhura në profesionin që ata zgjedhin, të nxjerrin kuadro që i përmbushin kërkesat e tregut të punës, ndërkaq si sfidë e theksuan uljen e numrin të studentëve si rezultat i emigracionit, rënies së natalitetit, apo edhe faktorëve tjerë.

 

Gjatë kësaj konference u diskutuan edhe temat si:  Drejtimi i Universitetit Publik, Autonomia, Strukturat dhe Gjithëpërfshirja, Ndërkombëtarizimi i Universiteteve Publike, Sfida dhe perspektiva, Potenciali i pashfrytëzuar i menaxhimit të cilësisë dhe Kurrikula Universitare dhe Punësimi.