Rektori Hajrizi mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Ndërmarrësi dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në Varna të Bullgarisë
04/09/2024Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mori pjesë në edicionin e 12-të të Konferencës Ndërkombëtare “Empowerment Entrepreneurship: How Entrepreneurs & Stakeholders Can Build a Sustainable Future”, e organizuar nga Instituti i Ndërmarrësisë në Fakultetin e Biznesit në Universitetin e Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore (UNWE), dhe e cila u mbajt në Varna të Bullgarisë.
Në këtë konferencë prestigjioze, ku morën pjesë studiues dhe ndërmarrës me renome botërore, Rektori Hajrizi prezantoi temën “UBT Smart City – The Convergence Platform for Entrepreneurial Education; Research and Innovation Based Ecosystem”.
Ai shpalosi mënyrën se si UBT ka krijuar një ekosistem të bazuar në kërkime dhe inovacione, i cili mbështet edukimin sipërmarrës dhe zhvillimin e qëndrueshëm të qyteteve të mençura. Kjo platformë, sipas tij, përfaqëson një sinergji të fuqishme ndërmjet arsimimit dhe aplikimit praktik të ideve inovative në shërbim të komunitetit dhe ekonomisë.
Misioni i kësaj konference ishte të mbledhë profesionistë të fushës së sipërmarrjes nga hulumtimi, mësimdhënia, praktika dhe politika, për të shkëmbyer opinione, për të diskutuar mbi sfidat dhe praktikat e mira në menaxhim dhe sipërmarrje, me qëllim që t’i përgjigjen sfidave të zhvillimit të qëndrueshëm në një botë që po ndryshon me shpejtësi.