Rektori Hajrizi mori pjesë në konferencën e rektorëve “Universiteti, Politika dhe Vlerat e Arsimit të lartë”

14/02/2020

Është mbajtur konferenca e dytë e rektorëve të institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë me temën: “Universiteti, Politika dhe Vlerat e Arsimit të lartë”, me ç’rast mori pjesë rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, si dhe udhëheqës tjerë të universiteteve publike, udhëheqës institucional, shefja e zyrës së BE-së dhe ambasadorë.

 

Me këtë rast rektori Hajrizi tha se ndërtimi i një shteti të fuqishëm ekonomikisht e ka bazën tek lidhja dhe bashkëpunimi i ngushtë mes arsimit të mirëfilltë dhe industrisë.

 

Si një model të tillë ai e paraqiti UBT-në, si institucion i cili tash e 17 vite ka përgatitur studentë që në të ardhmen të shndërroheshin në ndërmarrës të suksesshëm.

 

“UBT është prijës i ndryshimeve dhe inovacioneve në Kosovë, fusha në të cilat është dëshmuar ndër vite, pra konsideroj që ky institucion i arsimit të lartë shërben si qendër që prodhon dije dhe vend që po përgatitin gjeneratat për zhvillim, model që duhej të përcillet nga institucione tjera”, tha rektori Hajrizi.

 

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti potencoi se do të angazhohet maksimalisht që ti përmbush përgjegjësitë ndaj arsimit të lartë në Kosovë.

 

“Koha është tash dhe ky është momenti që kemi pritur. Kurrë nuk ka pasur qeveri më të interesuar, e më të përkushtuar për zhvillimin e arsimit, që është parakusht për zhvillimin e vendit”, deklaroi kryeministri Kurti.

 

Në këtë konferencë u tha se institucionet përkatëse do të rrisin investimet në arsimin e lartë, njëherësh edhe të bëhen referoma që mundësojnë tejkalimin e sfidave në këtë proces.