Rektori Hajrizi mori pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e 20-vjetorit të ARKEP

27/11/2024

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mori pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e 20-vjetorit të themelimit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare – ARKEP.

Ky përvjetor shërbeu si një mundësi për të reflektuar mbi sfidat dhe arritjet e ARKEP-it në këto dy dekada, duke theksuar rolin e tij jetik në zhvillimin e sektorëve të komunikimeve elektronike dhe shërbimeve postare në Kosovë.

Gjatë këtij eventi, u nënvizua rëndësia e ARKEP-it si një institucion rregullator, i cili ka kontribuar në krijimin e një tregu konkurrues, rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe përmirësimin e qasjes për qytetarët dhe bizneset në teknologjitë më të fundit.

Rektori Hajrizi përgëzoi ARKEP-in për rolin e tij të rëndësishëm dhe theksoi domosdoshmërinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve akademike dhe atyre rregullatore për të avancuar sektorët strategjikë të vendit.