Rektori Hajrizi mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të Universitetin “BME”, në Hungari

21/12/2018

Me ftesë zyrtare të universitetit më të madh të Hungarisë për Teknologji dhe Ekonomi “Budapest University of Technology and Economics”, rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi ka marrë pjesë ceremoninë e fundtvitit të organizuar nga ky institucion në Budapest.

 

Pjesë e atmosferës festive, përveç rektorit Hajrizi, ishin edhe rektorë nga shumë universitete evropiane dhe jo vetëm, njëherësh edhe shumë mysafirë nga shtete të ndryshme të botës.

 

Me këtë rast, rektori Hajrizi potencoi se UBT dhe Universiteti për Teknologji dhe Ekonomi, në Hungari, sikurse vitin që po lëmë pas, ashtu edhe në vitin 2019 do të vazhdojnë të punojnë në projekte të përbashkëta që janë në interes të të dyja palëve.