
Rektori Hajrizi merr pjesë në pritjen shtetërore për nder të 17-vjetorit të Pavarësisë: Thekson rolin kyç të arsimit në zhvillimin e Kosovës
19/02/2025Në kuadër të aktiviteteve solemne për shënimin e 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mori pjesë në pritjen shtetërore të organizuar nga Presidenca e Kosovës dhe në ceremoninë e ndarjes së Dekoratave Presidenciale për personalitete të shquara vendore dhe ndërkombëtare.
Kjo ngjarje mblodhi përfaqësues të institucioneve të ndryshme nga vendi dhe rajoni.
Rektori Hajrizi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe të njohjeve që Kosova ka arritur ndër vite, duke e pozicionuar veten në skenën ndërkombëtare si një partner i besueshëm dhe i angazhuar për paqe dhe zhvillim.
Angazhimi i institucioneve arsimore, si UBT, është kyç në ndihmën e zhvillimit të Kosovës dhe në forcimin e kapaciteteve të rinisë kosovare për t’u bërë liderë të ardhshëm në nivel global.