Rektori Hajrizi me ftesë të Ambasadorit Malaj mori pjesë në organizimin e Ambasadës së Shqipërisë, me rastin e 111-vjetorit të shpalljes së pavarësisë

22/11/2023

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi me ftesë nga Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, mori pjesë në organizimin e Ambasadës, me rastin e 111-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Në mes të shumë personaliteteve nga politika, kultura, arsimi e shkenca, Rektori Hajrizi iu bashkua festës mbarëkombëtare, në 111-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

Rektori Hajrizi falënderoi Ambasadorin Malaj për angazhimin dhe përkushtimin e tij në sferën e arsimit dhe shkencës, gjithashtu shprehi vlerësimin për rolin e rëndësishëm të tij në promovimin e arsimit dhe shkencës në Kosovë, duke e bërë kështu një bashkëpunim të frytshëm dhe të vazhdueshëm në këtë drejtim.