Rektori Hajrizi ishte i ftuar në një darkë pune nga Ambasadori i Japonisë në Kosovë
14/02/2024Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi ishte i ftuar në një darkë pune, e organizuar nga Ambasada e Japonisë në Kosovë, në mesin e të cilëve kishte edhe përfaqësues të kompanive të ndryshme japoneze.
Ky takim shërbeu si një hap i rëndësishëm drejt krijimit të lidhjeve të forta dhe të qëndrueshme midis institucioneve dhe partnerëve ndërkombëtarë.
Përfaqësuesit japonezë dhe Rektori Hajrizi shkëmbyen pikëpamjet dhe ndjenjat pozitive rreth bashkëpunimit të mundshëm në të ardhmen, duke shtuar vlerën e një dialogu të hapur dhe të ndërgjegjshëm.