Rektori Hajrizi i ftuar në konferencën ndërkombëtare “PILC 2023” në Kroaci – do të flasë për lidershipin dhe sfidat ekonomike digjitale të tij

30/03/2023

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi është ftuar të marr pjesë në konferencën ndërkombëtare “PILC 2023”, me temën kryesore: “What is brought about by The Fourth Industrial Revolution (IR4.0) Leadership?”, në qytetin Opatija të Kroacisë, ku do të flitet rreth perspektivave ekonomike, shoqërore dhe arsimore.

Rektori Hajrizi do të jetë folës në panelin kryesor në të cilin do të diskutojë me folës dhe pjesëmarrës të tjerë, e ku ndër të tjera përveç që do të diskutojë për modelin e UBT-së ai do të shpalos perspektivat dhe përvojën disa vjeçare rreth sfidave ekonomike dhe digjitale të udhëheqjes.

“PILC” – është Konferenca Ndërkombëtare e Lidershipit që organizohet nga Universiteti PAR dhe partnerët e tij ndërkombëtar. Kjo konferencë është e vetmja mbi lidershipin në Kroaci e krijuar si përgjigje ndaj nevojës për të lidhur njohuritë teorike dhe aftësitë profesionale.