Rektori Hajrizi flet për udhëheqjen inkluzive në Konferencën e 8-të të EWORA-s në Turqi

03/11/2023

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi me ftesë të Presidentes së Asociacionit të Rektorëve të Universiteteve Evropiane, Prof. Gülsün Sağlamer, po merr pjesë në Konferencën vjetore të 8-të të radhës të EWORA-s, e cila po zhvillohet në Universitetin “Kadir Has” në Stamboll të Turqisë.

Në këtë konferencë, Rektori Hajrizi ka ndarë një prezantim të veçantë rreth temës: “Inclusive Leadership: Lessons Learned and Recommendations” – (Udhëheqja Inkluzive: Mësimet e Nxjerra dhe Rekomandimet).

Në panelin e diskutimit me rektorë të universiteteve të tjera nëpër botë, Rektori Hajrizi ka ndarë përvojën dhe vlerësimet e tij në lidhje me udhëheqjen inkluzive në fushën e arsimit të lartë, duke e marr shembull edhe ekosistemin e UBT-së si një institucion lider i arsimit të lartë në Kosovë dhe rajon.

Rektori Hajrizi gjatë qëndrimit të tij në Stamboll, përveç pjesëmarrjes në konferencë, ka zhvilluar takime të rëndësishme edhe me rektorë dhe profesorë të universiteteve ndërkombëtare, me të cilët ka diskutuar rreth bashkëpunimit ndëruniversitar për të krijuar mundësi të reja për të rinjtë e Kosovës dhe rajonit.