Rektori Hajrizi do të flasë për ndikimin e teknologjive të inteligjencës artificiale në proceset e vendimmarrjes dhe ekonominë globale në DOKUTECH

24/10/2024

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, do të marrë pjesë si folës në panelin e diskutimit “Policy Making and Economy in the Age of AI”, i cili do të zhvillohet në DOKUTECH, një ngjarje e njohur që fokusohet në inovacionet dhe zhvillimet teknologjike.

Ky panel do të shqyrtojë ndikimin e teknologjive të inteligjencës artificiale në proceset e vendimmarrjes dhe ekonominë globale. Rektori Hajrizi do të ndajë mendimet e tij mbi rolin e politikave publike në adaptimin e shoqërisë dhe sektorëve të ndryshëm ekonomikë ndaj ndryshimeve që sjell AI. Ai do të diskutojë gjithashtu rëndësinë e krijimit të një mjedisi të favorshëm për inovacion dhe përfshirje të teknologjisë në arsimin e lartë.

UBT dhe IPKO Foundation kanë nënshkruar marrëveshjeje bashkëpunimi, me ç’rast i kanë ofruar mundësi pjesëmarrjeje studentëve të UBT-së në DOKUTECH, ku do të angazhohen në projekte inovative dhe të fuqizohen me aftësi të reja në teknologji.