Rektori Hajrizi dhe kryetari Muhaxheri diskutojnë për aplikimin e konceptit “Smart City Kosova”
08/01/2020Rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, si dhe drejtori i Qendrës për Studime Urbane në UBT, Shqiprim Ahmeti, janë pritur në takim pune nga kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, dhe drejtori i Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit, Rajan Arapi, të cilët gjerësisht kanë bashkëbiseduar për aplikimin e konceptit “Smart City Kosova”.
Ky koncept ka të bëj me zhvillimin e qëndrueshëm urban, si dhe me indeksin e qëndrueshmërisë urbane, projekte të cilat me mbështetjen e UBT-së, pritet të fillojnë së shpejti në këtë komunë.
“Smart City Kosova” është projekt që përfshirë pesë universitete botërore, UBT-në në Kosovë, TU Ëiene në Austri, ETG në Cyrih të Zvicrës, HafenCity në Gjermani, dhe Mimar Sinan Fine Arts në Turqi, pjesë e së cilës janë mbi 20 ekspertë nga akademia dhe institucionet partnere. Përmes këtij projekti synohet përgatitja e strategjive për qytete të mençura, me qasje inovative ndaj problemeve lokale urbane.
Ndërkaq, Indeksi i Qëndrueshmërisë Urbane është instrument që lejon planifikuesit të bëjnë matjen e ndikimit socio-ekonomik dhe mjedisor të modeleve aktuale urbane, infrastrukturës, etj.
Këto dy projekte, të iniciuara nga UBT, konkretisht nga Qendra për Studime Urbane, pritet të zbatohen edhe në komunën e Prishtinës, Gjilanit, Prizrenit, Lipjani dhe Vushtrrisë.