Rektori Hajrizi: Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE – një hap i rëndësishëm dhe historik
15/12/2022Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi ka mirëpritur dhe ka përshëndetur aplikimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke thënë se ky është një hap i rëndësishëm për Kosovën drejt integrimit në BE.
Rektori Hajrizi ka thënë ndër tjerash se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE shfaq vizionin dhe angazhimin e gjithsecilit qytetar të Kosovës, i cili ka qenë dhe është i barabartë me evropianët.
“Qytetarët e Kosovës, e sidomos të rinjtë kanë treguar se janë pro-evropianë dhe angazhimi dhe vizioni i tyre ka qenë gjithnjë drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, është një hap i rëndësishëm dhe historik, dhe e vërteton ëndrrën, shpresën dhe bindjen e qytetarëve tanë të cilët e ndjejnë vetën evropian dhe të barabartë me qytetarët e BE-së”, është shprehur rektori Hajrizi.