Reflektimi mbi temat e Akademisë Verore të Medias dhe Komunikimit në UBT: Ngritja e nivelit të gazetarisë dhe komunikimit në epokën e teknologjisë
13/07/2023Akademia Verore e Medias dhe Komunikimit në UBT ofroi një platformë të shkëlqyeshme për diskutime, reflektime dhe analizë mbi tema të ndryshme të lidhura me gazetarinë, mediat dhe komunikimin.
Me prezantimet e tyre, të përqendruara dhe diskutimet e ndërgjegjshme, profesorët dhe ekspertët e medias dhe komunikimit, përmes kësaj akademie kontribuuan në ngritjen e nivelit të edukimit mediatik dhe në formimin e gazetarëve të ardhshëm që janë të vetëdijshëm për sfidat dhe mundësitë e kohës së tyre.
Temat të cilat u trajtuan përgjatë kësaj akademie ishin:
“Besueshmëria e gazetarisë përmes Inteligjencës Artificiale” – Prof. Ass. Dr. Ferid Selimi;
“Gjuha standarde dhe mediat” – Prof. Ass. Dr. Xhevahire Millaku;
“Narrativa e lajmeve të rrejshme për Kosovën dhe ndikimet e jashtme” – Muhamet Hajrullahu;
“Redaksi më të vogla, gazetarë multitask dhe multiplatformë” – Prof. Ass. Dr. Gjylije Rexha;
“Gazetaria Online në Kosovë, anët pozitive dhe negative të saj” – Musa Sabedini;
“Tranzicioni i medias në Ballkan – një kapërcim nga censura në kaos” – Safet Zejnullahu;
“Gjuha fyese në rrjetet sociale” – Dafina Lata;
“Liria si koncept liberal në diktaturë. Përsiatje rreth librit “Të lirë”, i studiueses Lea Ypi” – Prof. Ass. Dr. Votim Hanoli;
“Organizatat ndërkombëtare – OKB dhe BE – anëtarësimi i Kosovës në këto organizata” – Dr. Ilir Zylfiu.