Raporti i vizitës së studentëve të Fakultetit Ndërtimtarisë dhe Infrastrukturës në objektet e SHSKUK-së dhe Studionit të qytetit në Prishtinë
18/01/2018FAKULTETI I INXHINIERISË SË NDËRTIMIT
(NDËRTIMTARI DHE INFRASTRUKTURË)
Date : 23.12.2017
RAPORTI I VIZITËS SE STUDENTËVE TE FAKULTETIT NDËRTIMTARISË DHE INFRASTRUKTURËS N OBJEKTET E SHSKUK-së DHE STUDIONIT TË QYTETIT NË PRISHTINË
Me date 23.Dhjetor.2017 studente e fakultetit te inxhinierisë ndërtimore dhe infrastrukturës kane vizituar këto dy qendra. Në këtë raste janë prezantuar aktivitetet në mirëmbajtjen dhe rikonstruktimin e objekteve ekzistuese ndërtimore. Po ashtu janë prezantuar edhe kompanitë të cilat i kryejnë shërbimet në këto objekte. Studentët janë njoftuar me mënyrën e realizimit të punimeve dhe me llojet e materialeve të cilat janë përdorur në varshmëri të destinimit të objekteve.
Në kuadër të SHSKUK-së është edhe objekti i Psikiatrisë ku si e veçantë e materialeve është përmendur lloji i materialit të dritareve për shkak të sigurisë së shfrytëzuesve të objektit pra personave me kërkesa të veçanta. Kurse te objekti i dytë pra te studioni u njoftuam me llojet e materialeve për mirëmbajtje dhe rikonstruktim të objektit me akcent të veçantë në rikonstruktimin e elementeve të konstruksionit mbajtës.
Studentet ishin të shoqruar nga pedagogët Dr.sc Nexhmi Krasniqi dhe Dr.sc Anjeza Alaj si dhe nga përfaqësuesit e kompanive punëkryese.