Raporti i vizitës se studenteve te Fakultetit te Inxhinierie se Ndërtimit me Infrastrukture te nivelit Bsc dhe Msc – Ne objektin e ITUP Shkabaj dhe ITUN Mramor

24/01/2018

Raporti i vizitës se studenteve te Fakultetit te Inxhinierie se Ndërtimit me Infrastrukture  te nivelit Bsc dhe Msc – Ne objektin e ITUP Shkabaj dhe ITUN Mramor

 

Me date 13.01.2018 studente e fakultetit te inxhinierisë ndërtimore dhe infrastrukturës  kane vizituar  këto dy objekte me rëndësi te veçantë qofte për studentet po ashtu edhe për rendësin e tyre ne nivel vendi. Në këtë rast janë prezantuar hapat dhe teknologjia e fundit e instaluar ne dy Impiante. Vizita fillimisht ka filluar ne Impiantin e Trajtimit te Ujit te Pijes ne Shkabaj për nivelin Master dhe Bachelor, gjate kësaj vizite ne detaje janë prezantuar normat dhe teknologjia e ndërtimit për objekte te tilla, pastaj janë prezantuar teknologjia e instaluar ne fushën e trajtimit te ujit t pijes, si teknologji e avancuar e kohës se sotme. Gjate kësaj vizite studentet kishin mundësi te shihnin për sa afërmi procesin e Ajrimit, flokulimit, filtrimit, dezinfektimit te ujit. Vlejnë te theksohet qe gjate vizite u prezantuan edhe sistemet e pompimit e mbi te gjitha operimi dhe monitorimi përmes sistemit SCADA si sistem monitorimi nga qendra apo nga distanca. Ne vizitat neper secilin objekt ne kuadër te ITUP Shkabaj u prezantuan edhe materialet dhe reagensit qe aplikohen gjate trajtimit te ujit, qofte koagulantet qe përdoren po ashtu edhe dezinfektuesit e ujit për pije. Studentet per se afërmi kishin mundësi te shihnin edhe objekte e vepra hidroteknike te instaluara siç janë portat vertikale, portat aksiale, valvolat, sistemet e pompimit, kaperderdhesit etj.

Vizita pastaj është vazhduar me nivelin MSc për ne ITUN Mramor, prej ku studentet kishin mundësi te shihnin parimin e punës se impianteve te trajtimit te ujerave te ndotura me sistem biologjik, duke përfshirë te gjitha fazat e trajtimit deri ne shkarkim final, sistemet e operimit kontrollit dhe mirëmbajtjes se objekteve te tilla. Ne këtë objekt u panë veprat hidroteknike dhe teknologjike ne çdo hap trajtimi te ujit te ndotur i cili ujë pastaj shkarkon ne Liqenin e Badovcit prej ku uji mirët, trajtohet dhe arrin te behet ujë i pijes

Studentet ishin të shoqëruar nga pedagogët cand. PhD. Ilir Abdullahu, MSc. Sokol Xhafa dhe  Dr.sc Hazir Çadraku si dhe nga përfaqësuesit e kompanisë KRU Prishtina – stafi operues – menaxhues .