Quaity Kosova u certifikua nga Organizata Evropiane për Cilësi
21/06/2011
Prishtinë, 20 qershor 2011- Presidenti i UBT-së Prof. Dr. Edmond Hajrizi po qëndron për disa ditë më radhë në Budapest të Republikës së Hungarisë, ku është ka zhvillon një varg takimesh të njëpasnjëshme të rëndësishme në nivel botëror , ku vlen të theksohet pjesëmarrja e tij në si në Asamblenë gjenerale 116 të Organizatës Evropiane për Cilësi (EOQ), e cila i zhvilloj punimet gjatë ditës së sotme.
Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. E. Hajrizi në asamblenë në fjalë përveç pjesëmarrjes dhe që foli për zhvillimet e fundit në Kosovë në fushën e cilësisë dhe të standardeve, ai e përfaqësoj edhe organizatën Quality Kosova (QK), dhe, gjatë zhvillimeve të punimeve në asamble, QK përveç e që disa vite më radhë dmth prej themelimit të saj është dhe e pranuar me të drejta të plota si anëtare e rregullt, vlen te theksohet se sot edhe u certifikua nga EOQ, po ashtu baras me shtete pjesëmarrëse dhe anëtare në Organizatës Evropiane për Cilësi (EOQ).
Quality Kosova është themeluar dhe drejtohet nga UBT dhe e pranuar me të drejta të plota si anëtare e Organizatës Evropiane për Cilësi (Europian Organization for Quality). Quality Kosova funksionon që nga viti 2006 dhe është asociacion që merret me çështjen e kualitetit, standardeve, certifikimeve dhe konfirmimit. Promovon cilësinë në Kosovë, në bazë të standardeve evropiane dhe ndërkombëtare, merret me certifikimin e sistemeve e produkteve, si ISO 9001 e të tjerë.
Po ashtu sot dhe deri me 22 qershor 2011, organizohet Kongresi Botëror për Kualitet “55 EOQ Congress as World Quality Congress”- I pari i UBT-së do e prezantoj hulumtimin e tij: “Zhvillimin e sistemeve të avancuara për menaxhimin e cilësisë në ekonomitë emergjente”. Në këtë kongres marrin pjesë ekspertë , shkencëtar dhe hulumtues nga mbarë bota.
Po ashtu më 22 qershor 2011, zhvillohet takimi i organizatës Aleanca Botërore për Cilësi, dhe do marrin pjesë të krerët e të gjitha asociacioneve të shumicës së shteteve kontinentale, kësaj ftese i është bërë edhe Presidenti i UBT-së, z. Hajrizi.