Qendra për Lidership në UBT organizoi Konferencën për Lidership të titulluar: “Lidershipi për Kohëra Sfiduese”
28/10/2023Në prani të shumë pjesëmarrësve vendorë dhe ndërkombëtarë, përfaqësues të institucioneve, profesorë dhe ekspertë të fushave të ndryshme, Qendra për Lidership në UBT mbajti Konferencën për Lidership, në kuadër të edicionit të dymbëdhjetë të Konferencës Ndërkombëtare për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion.
Në këtë konferencë u organizuan disa panele shumë të rëndësishme për nga lloji i tyre, që shpërfaqën rëndësinë e lidershipit në kohëra të ndryshme, por me theks të veçantë në kohëra sfiduese.
Kjo konferencë në thelb të zhvillimit pati tri panele, të cilat rrahën tema të ndryshme që ndërlidhen me lidershipin, e që ngjalli interesim për pjesëmarrësit e konferencës.
Temat që u trajtuan në këtë konferencë ishin:
First panel: Sustainable Economic Development
Nora Hasani – German Chamber
Arianit Fazliu – American Chamber of Commerce in Kosova
Ermal Lubishtani – Lecturer at UBT
Second panel: Euro-Atlantic Integration
Kreshnik Ahmeti – Deputy Minister at Ministry of Foreign Affairs and Diaspora
Hajdi Xhixha – Lecturer at UBT
Dritëro Arifi – Lecturer at UBT
Third panel: Building Leadership Capacity in Different Sectors
Edmond Hajrizi – Rector of UBT – Prof.Dr. Edmond Hajrizi
Dr. Hugh O’Doherty – Adjunct Lecturer at Harvard
Bardhyl Dobra – Deputy Minister at Ministry of Internal Affairs
Faton Limani – Senior Lecturer UBT/MPA Harvard University
Në kuadër të kësaj konference, u zhvillua edhe një workshop intensiv nga korniza e lidershipit adaptiv, ligjëruar nga ekspertët e Universitetit të Harvardit, Dr. Hugh O’Doherty dhe Faton Limani, me ç’rast pjesëmarrësve të këtij workshopi ju ndan certifikata nga ana e ekspertëve të Universitetit të Harvardit.