Qendra Këshilluese e UBT-së ofron këshillim psikologjik për të gjithë të interesuarit
16/11/2023UBT në kuadër të Fakultetit të Psikologjisë posedon Qendrën Këshilluese, në të cilën ofrohet mbështetje për shëndetin mendor dhe emocional për të gjithë studentët, prindërit dhe komunitetin e gjerë.
Shërbimet psikologjike që ofrohen në Qendrën Këshilluese janë:
- Këshillim individual;
- Terapi në grup;
- Vlerësim psikologjik.
Teknika të përballimit dhe menaxhimit të stresit, dhe shumë çështje të tjera në lidhje me problemet psikologjike, sociale dhe emocionale.
Qendra Këshilluese ofron të gjitha llojet e shërbimeve psikologjike, nga profesorë, asistentë, dhe studentë praktikantë, që do të jenë në shërbimin tuaj dhe do të ofrojnë trajtimin e nevojshëm në mënyrë profesionale.
Të gjitha shërbimet ofrohen në një vend dhe me çmime të volitshme.
Qendra Këshilluese gjendet në magjistralen Prishtinë – Ferizaj afër rrethit të QMI-së, në Parkun Shkencor Inovativ të UBT- së, në Lipjan dhe Qendra Këshillimore në Prishtinë.