Qendra e Karrierës në UBT zhvillon sesione informuese në Shkollat e Mesme të Mitrovicës

03/05/2024

Qendra e Karrierës në UBT ka organizuar sesione informuese në disa shkolla të rëndësishme në Mitrovicë, duke përfshirë Gjimnazin “Frang Bardhi”, Shkolla Ekonomike “Hasan Prishtina” dhe Shkollën Teknike “Arkitekt Sinani”. Këto sesione janë mbajtur me qëllim të ofrimit të informacionit të nevojshëm për të gjithë nxënësit që po përgatiten për të rrugëtimin e tyre akademik.

Nxënësit kanë treguar një interes të jashtëzakonshëm për programet më të reja dhe inovative që ofron UBT-ja. Përveç informacionit rreth programeve akademike, staf i specializuar i Qendrës së Karrierës ka ofruar gjithashtu një përshkrim të detajuar të infrastrukturës së UBT-së, duke përfshirë laboratorët e teknologjisë së fundit, bibliotekën, dhe mundësitë e shkëlqyera të përshtatshme për studim dhe zhvillim në një mjedis të stimulueshëm dhe inovativ.