
Qendra e Karrierës në UBT mbajti sesionin e radhës informues për nxënësit e Shkollës “Kosovo Leadership Academy” dhe Shkollës së Mesme të Lartë Teknike “Arkitekt Sinani” në Mitrovicë
28/03/2023Qendra e Karrierës në UBT në bashkëpunim me Shkollën “Kosovo Leadership Academy” dhe në Shkollën e Mesme të Lartë Teknike “Arkitekt Sinani” në Mitrovicë, ka zhvilluar sesionin e radhës informues për maturantët e këtyre shkollave, për t’i informuar rreth mundësive të shumta që ofrohen për studime në UBT.
Nxënësit e profileve të ndryshme në këto shkolla u informuan nga përfaqësuesit e Qendrës së Karrierës dhe profesorët në UBT, për programet dhe mundësitë e shumta për studime, për kurrikulat multidisiplinare dhe gjithëpërfshirëse, si dhe rreth infrastrukturës moderne të UBT-së.
Duke shtjelluar mundësitë e shumta për zhvillimin e tregut të punës dhe rëndësinë e madhe të profilizimit, maturantët e këtyre shkollave janë njoftuar në detaje për profesionet të cilat janë trend global në gjithë botën, e të cilat mund t’i gjejnë në programet e studimit që i ofron UBT.