Qemajl Marmullakaj nesër do të ligjërojë për studentët e UBT-së

05/04/2017

Në kampusin e UBT-së, në Prishtinë, nesër, më 6 prill, për studentët e Fakultetit Juridik, të Shkencave Politike dhe të Medias e Komunikimit, do të ligjërojë drejtori i Zyrës për Planifikim Strategjik në Qeverinë e Kosovës, Qemajl Marmullakaj.

 

Në kuadër të kësaj ligjërate, Marmullakaj do të ligjërojë temën më titull: “Planifikimi i Politikave dhe Procesi i Vendimmarrjes në Qeverinë e Kosovës”, duke filluar nga ora 12:45.

 

UBT, çdo javë po organizon ligjërata dhe bashkëbisedime me personalitete të njohura vendore e ndërkombëtare, me qëllim të informimit dhe ndërgjegjësimit të studentëve për proceset ndikuese dhe me rëndësi për shoqërinë tonë dhe më gjerë.