Punimi shkencor i profesoreshës së UBT-së, Hyrije Koraqi, publikohet në revistën “Food Analytical Methods”
06/04/2023Punimi shkencor i profesoreshës së UBT-së, Hyrije Koraqi me një grup autorësh ndërkombëtarë, me titull: “Optimization of the Extraction Conditions of Antioxidant Phenolic Compounds from Strawberry Fruits (Fragaria x ananassa Duch.) Using Response Surface Methodology”, është publikuar në revistën “Food Analytical Methods” në data bazën Springer që vlerësohet si një ndër databazat më cilësore në botë, revistë kjo e indeksuar në Web of Science (WoS) dhe Scopus në kuartilen Q1.
Qëllimi i punimit ka qenë optimizimi i kushteve eksperimentale të ekstraktimit të komponimeve fenolike dhe aktivitetin Antioksidantë të dredhëzës duke përdorur teknologjitë inovative si ekstraktimi me ultratinguj. Po ashtu, efekasiteti i disa tretësve të ndryshëm në ekstraktimin e komponimeve të tilla.
Optimizimi i kushteve të ekstraktimit dhe dizajnimi i eksperimentit është bërë duke përdorur metodat statistike të avancuara siç është Box-Behnken Design nga Response Surface Methodology (RSM).
Në linkun në vazhdim mund të gjeni punimin e plotë: “Optimization of the Extraction Conditions of Antioxidant Phenolic Compounds from Strawberry Fruits (Fragaria x ananassa Duch.) Using Response Surface Methodology”.