Punimi shkencor i profesorit të UBT-së, Cengiz Çesko, publikohet në revistën “Molecular Catalysis me impact factor”

19/03/2024

Punimi shkencor i profesorit të Fakultetit të Shkenca e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, Profesor Cengiz Çesko, me disa profesorat e ndërkombëtarë, me titull: “Investigation of inhibition kinetics of various plant extracts on polyphenol oxidase enzyme from Paulownia Tomentosa and binding mechanism by molecular docking” është publikuar në revistën Molecular Catalysis me impact factor 4.6 ,revistë kjo e indeksuar në Scopus.

 

Në këtë studim, si burim i enzimës PPO është përdorur bima P. tomentosa, e cila nuk është studiuar më parë. Në këtë studim u hetuan efektet frenuese të ekstrakteve bimore të V. thapsus, T. vulgare, S. nigrum dhe D. stramonium në enzimën PPO të pastruar nga bima P. tomentosa duke përdorur metodën e pastrimit trefazor (TPP).

 

Ky punim synon të sjellë të dhëna dhe informacione autentike lidhur me përmbajtjen fenolike e ekstrakteve të bimëve, e përcaktuar se ka aktivitetin frenues më efektiv, u përcaktua nga LC-MS/MS, dhe mekanizmi i aktivitetit frenues u shpjegua nga studimet docking për molekulat që përmbajnë sasinë më të madhe të komponimeve fenolike. Kështu, u identifikuan frenues të rinj natyrorë për enzimën PPO/tirozinazë dhe u sqarua mekanizmi i efektit të frenimit në zonën aktive të enzimës.

 

Të dhënat e marra sugjerojnë se duhen kryer studime të mëtejshme për të hetuar përdorshmërinë e kësaj bime në prodhimin e kremrave kundër pigmentimit.

https://www.sciencedirect.com/science/article/abs/pii/S2468823124001354?via%3Dihub