Punimi i profesorëve dhe studentëve të UBT-së rreth kultivimit të mollëve ‘Jonagold’ në Kosovë publikohet në revistën ”Turkish Journal of Agriculture and Forestry – TUBİTAK”
22/03/2023Punimi shkencor i profesorëve të UBT-së: Cengiz Çesko, Sami Gashi dhe Berat Durmishi bashkë me studentet e masterit Era Bruçi dhe Fjolla Vllasaliu, me titull: “Investigation of the effects of pesticides on’Jonagold’apple (Malus x domestica) polyphenol oxidase enzyme activity”, është publikuar në revistën ”Turkish Journal of Agriculture and Forestry – TUBİTAK”, revistë kjo e indeksuar në Scopus.
Ky punimi përshkruan zonën e kultivimit të mollëve ‘Jonagold’ në Kosovë, mollët me trajtimin e pesticideve dhe pa trajtimin e pesticideve janë kultivuar në një zonë të veçantë. Në këtë punim u ekzaminuan efektet e pesticideve në enzimën “Jonagold Polyphenol oxidase”.
Rezultatet përmbajnë informacion të rëndësishëm për përdorimin e ardhshëm të Jonagold apple PPO si një agjent bioaktiv në biosensorët e krijuar për përcaktimin e pesticideve. Të dhënat e marra hedhin dritë mbi vetitë e reja funksionale të pesticideve që kanë tërhequr interes të madh në qarqet mjekësore, agrokimike dhe mjedisore.
Në linkun në vazhdim mund të gjeni punimin e plotë të profesorëve të UBT-së: Cengiz Çesko, Sami Gashi dhe Berat Durmishi bashkë me studentet e masterit Era Bruçi dhe Fjolla Vllasaliu: “Investigation of the effects of pesticides on’Jonagold’apple (Malus x domestica) polyphenol oxidase enzyme activity”.