Punëtori kreative u organizuan në kuadër të ditëve të Akademisë Verore të Dizajnit të Integruar

12/07/2023

Në kuadër të Global UBT Fest 2023, Akademia Verore e Fakultetit Dizajn i Integruar ka organizuar, në bashkëpunim me Sabina Karishik Hasanaj punëtorinë “Xhami me njolla – arti i pikturës në xham”, një ngjarje e veçantë që fokusohet në dy teknika të ndryshme:

Xhami me njolla: Në këtë punëtori, pjesëmarrësit kishin mundësinë të mësonin artin e prerjes dhe bashkimit të xhamit shumëngjyrësh duke përdorur shirita plumbi. Kjo teknikë krijon një efekt të veçantë në dritaret ose dyert, duke krijuar një përvojë unike dhe të re në hapësirën ku gjendet.

Decoupazhe: Pjesëmarrësit kanë mësuar teknikat bazë të dekupazhit, artin e ngjitjes së pjesëve të letrës në objekte dhe lyerjen e tyre me llak ose lustër. Kjo teknikë e lehtë dhe argëtuese mund të përdoret për të dekoruar objekte të ndryshme, duke krijuar vizualisht prerje të dukshme në sipërfaqen e objektit. Kjo punëtori ka ofruar një platformë të veçantë për pjesëmarrësit për të eksploruar teknikat e artit të pikturës në xham dhe dekupazhit. Prezantimet dhe sesionet praktike kanë ofruar njohuri të reja dhe mundësi për të shprehur kreativitetin dhe imagjinatën e tyre në krijimin e aksesoreve unike.

Punëtoria tjetër në kuadër të ditëve të Akademisë Verore të Dizajnit të Integruar ishte “Tre të Katërtat” nga Ardian Bytyqi, duke i ofruar pjesëmarrësve mundësinë për të eksploruar tre drejtime të ndryshme:

Screen Print: Përdorimi i teknikës tradicionale të printimit me sit për të transferuar bojë në materiale të ndryshme si teksti, letrat, qeramika etj.

Printime Digitale: Prezantimi i teknikave profesionale të printimit në mënyrë digjitale dhe krijimi i efekteve të veçanta në materiale si letra, kartolina, postera, duke shfrytëzuar imagjinatën dhe kreativitetin.

3D Print: Përdorimi i teknologjisë së printimit 3D për të krijuar objekte me dimensione të shtypura në 3D.

Kjo punëtori ishte një mundësi e shkëlqyeshme për pjesëmarrësit për të eksploruar dhe krijuar efekte të veçanta në fushën e printimit. Prezantimet dhe sesionet praktike ofruan njohuri të reja dhe frymëzim për zhvillimin e aftësive të tyre kreative

Akademia Verore e Dizajnit të Integruar ka organizuar, në bashkëpunim me JYSK, një punëtori tjetër të paharrueshëm që solli frymë skandinave në fushën e mobilimit të shtëpisë.

Kjo punëtori ofroi një platformë unike për pjesëmarrësit për të njohur më mirë universin e JYSK dhe për të eksploruar stilin e dizajnit minimalist dhe elegant të mobilimit skandinav.

Në kuadër të kësaj punëtorie, ekspertët nga JYSK dhe stafi akademik i UBT-së prezantuan teknikat dhe strategjitë e suksesshme në fushën e dizajnit dhe mobilimit të shtëpisë. Diskutimet dhe shkëmbimi i ideve ishin të frytshëm, duke inkurajuar pjesëmarrësit të shprehin vizionin e tyre artistik dhe kreativitetin në këtë sektor të rëndësishëm.