Punësim i garantuar – Studio Media dhe Komunikim në UBT

14/06/2024

Programi i Medias dhe Komunikimit në UBT është krijuar për t’ju ofruar studentëve një përgatitje të thellë dhe gjithëpërfshirëse në fushën e medias dhe komunikimit, duke i pajisur me njohuri dhe aftësi praktike për të përballuar sfidat e botës së komunikimit modern.

Pse duhet të zgjedhni këtë program:

  • Programi përfshin lëndë të ndryshme që mbulojnë të gjitha aspektet e medias dhe komunikimit, përfshirë gazetarinë, marrëdhëniet me publikun, reklamimin dhe komunikimin strategjik.
  • Studentët do të mësojnë të hartojnë dhe të implementojnë strategji komunikimi për organizata të ndryshme, duke përfshirë planifikimin e fushatave dhe menaxhimin e krizave.
  • Ligjëruesit tanë janë ekspertë të fushës me përvojë të gjerë akademike dhe praktike, të cilët janë të përkushtuar për t’ju ndihmuar të arrini potencialin tuaj të plotë.
  • Ne i japim rëndësi të madhe praktikës dhe ju mundësojmë të kryeni projekte të veçanta me kompani dhe organizata të njohura në industrinë e medias, si dhe brenda UBT-së, përmes Campus Radio, portalit UBTnews dhe TV UBT.

Leading the Way

#jointheLEADER