Publikohet numri i ri i gazetës “UBT News”

21/02/2024

Është publikuar numri i ri i gazetës “UBT News”, i cili është përgatitur nga stafi i Media Grup-it dhe studentët e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, ku përfshihet një numër i madh i aktiviteteve të UBT-së përgjatë vitit 2023.

“UBT News” është një përmbledhje e të gjithë aktivitetit të UBT-së përgjatë vitit 2023, duke përfshirë: rangimet e shumta, bashkëpunimet me universitetet prestigjioze në botë, si dhe angazhimet dhe sukseset e profesorëve dhe studentëve.