Publikohet libri “Gjenetikë Humane me Biologji Qelizore dhe Molekulare”, i profesorëve të UBT-së Naser Kamberi dhe Hyzer Rizani

15/10/2020

Është publikuar libri “Gjenetikë Humane me Biologji Qelizore dhe Molekulare”, i profesorëve të UBT-së Naser Kamberi dhe Hyzer Rizani, në të cilin pasqyrohen të gjeturat për nivelin molekular, strukturën qelizore, funksionet e ADN-së, aspekte lidhur me teknologjinë ushqimore, etj.

 

Libri është botuar nga UBT, teksa në të paraqitet organizmin i botës së gjallë në përgjithësi dhe organizmi human në veçanti. Libri ka si qëllim të përvetësojë njohuri që nisin nga nivelin molekular, duke vazhduar me strukturën qelizore, ndërtimin dhe funksionet e organeleve, reaksionet metabolike qelizore, formimin e energjisë qelizore, biosintezen e proteinave, ndarjen qelizore, strukturën dhe funksionet e ADN-së, gjeneve humane, ndërtimin dhe funksionet biologjike të organeve dhe njohuri bazë për mjedisin.

 

Njëri nga bashkautorët e librit, profesori Hyzer Rizani ka potencuar se libri do t’u shërbejë brezave të rinj të drejtimeve biomjekësore dhe shkencave të ushqimit.

 

“Falënderoj për mbështetje profesorin Naser Kamberi me të cilin bashkërisht e përmbyllëm këtë libër i cili do t’i shërbej brezave të ri për të vazhduar drejtë rrugës së dijës. Po ashtu, falënderoj edhe rektorin e UBT-së Edmond Hajrizi, për përkrahjen e vazhdueshme të tij në të gjitha fushat. Megjithatë, puna dhe përpjekjet tona duhet të jenë të pandalshme në krijimin e mundësive për gjithsecilin dhe duke pasur gjithmonë si objektiv madhor që t’i shërbejmë brezave të rinj”, tha ai.

 

Profesorët Naser Kamberi dhe Hyzer Rizani dhe kanë disa vite që ligjërojnë lëndët përkatëse në UBT, si dhe kanë të botuar disa libra.