Pse UBT mbetet zgjedhja e parë e të rinjve kosovarë?

13/09/2019

UBT e përfaqëson vazhdimisht Republikën e Kosovës në shumë mekanizma ndërkombëtarë, duke depërtuar edhe atje ku politika nuk ka mundur të depërtojë, kjo përmes shkencës, teknologjisë e inovacionit.

Andaj, pos cilësisë së lartë të studimeve, arsyet kryesore pse të rinjtë ia kanë besuar ngritjen e tyre profesionale UBT-së, por megjithatë, nuk janë të vetmet.

 

I.

Përfaqësues të UBT-së kanë qenë pjesë e fitoreve të mëdha në fushën e teknologjisë. Për shembull, projekti “Natev Explorer” i studentëve nga Kosova, i përbërë nga studentë të UBT-së dhe FIEK-ut të Universitetit të Prishtinës, e ka fituar garën ndërkombëtare të organizuar nga NASA. Në garë ishin 950 projekte garuese nga 133 shtete të ndryshme. Më garën e ngushtë ditën e përmbylljes së votimeve “Natev Explorer” e la shumë prapa projektin e dytë, “Robo-Fabric”, duke fituar 68903 vota, me dallim të madh nga vendi i dytë që tuboi 54321 vota.

https://www.ubt-uni.net/sq/projekti-natev-explorer-i-studentve-t-ubt-s-dhe-t-up-s-fitoi-garn-e-organizuar-nga-nasa/

 

  1.  

Nxënësit kosovarë të shkollave të mesme, Elita Hajrizi, Liburn Bajraktari, Flokart Pajaziti, Gëzim Morina dhe Rigon Statovci, nën mentorimin e rektorit të UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi, përfaqësuan Kosovën në garën më të madhe ndërkombëtare në fushën e robotikës, FIRST Global Challenge, që u mbajt në SHBA.

https://www.ubt-uni.net/sq/kosova-pjes-e-gars-m-t-madhe-ndrkombtare-t-robotiks-first-global-challenge/

 

Studentët e UBT-së ishin edhe fitues të Garës së Ndërmarrësisë, që u zhvillua në Mal të Zi, ku morën pjesë qindra të rinj nga mbarë Ballkani. Ndonëse aplikimi për këtë garë ishte i hapur, megjithatë, të gjithë të rinjtë që u përzgjodhën për  ta përfaqësuar Kosovën ishin studentë e ish-studentë të UBT-së.

https://www.ubt-uni.net/sq/studente-e-ubt-se-perfaqesojne-dinjitetshem-kosoven-ne-shkollen-e-inovacionit-ne-mal-te-zi/

 

E sukses po aq të madh korri edhe studenti i UBT-së, Benart Shala. UBT promovoi punën dhe talentin e studentit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, Benart Shala, i cili me projektin e tij hyri në garën ndërkombëtare “Future Architecture”, pjesë e të cilës ishin mbi 350 projekte të arkitektëve të rinj nga 70 shtete të ndryshme të botës.

Nga të gjitha këto punime, projekti i tij u shpall si më i votuari nga publiku dhe mblodhi gjithsej 1201 vota, më shumë sesa çdo garues tjetër i botës.

https://www.ubt-uni.net/sq/projekti-i-studentit-benart-shala-fitues-dhe-me-i-preferuari-i-publikut-ne-garen-future-architecture/

 

III.

UBT solli robotët e gjeneratës së fundit të NAO-së në Republikën e Kosovës, e këtë shumë vite më parë, duke u dëshmuar kështu si prijës dhe duke u bërë pionier të sjelljes së teknologjive të fundit në shtetin tonë.

https://www.ubt-uni.net/sq/ubt-ka-sjell-robott-e-gjenerats-s-fundit-t-nao-s-n-republikn-e-kosovs/

 

  1.  

UBT Kosova – Robots u shpall kampion në Garat  Evropiane të Robotëve që luajnë futboll.

https://www.ubt-uni.net/sq/ubt-kosova-robots-rrmbeu-kupn-e-evrops/