Pse UBT mbetet zgjedhja e parë e të rinjve kosovarë?
09/09/2019UBT vazhdon të mbetet institucioni më kredibil dhe më i përzgjedhur nga të rinjtë kosovarë dhe ata nga mbarë trojet shqiptare, kjo falë kurrikulave të pasura, ligjëruesve të përgatitur, kushteve për punë praktike, mundësive për punësim, si dhe marrëveshjeve të shumta ndërkombëtare, nga të cilat përfitojnë më së shumti studentët e UBT-së.
Këto janë arsyet kryesore pse të rinjtë ia kanë besuar ngritjen e tyre profesionale UBT-së, por megjithatë, nuk janë të vetmet.
I.
Të studiosh në UBT do të thotë punosh me sistemin më të ri universitar, “Smart University 4.0”, që do të thotë mësim me teknologjinë më të sofistikuar të kohës, që përfshinë kombinimin e inteligjencës artificiale, robotikën, big data dhe internet of things, si elemente që po i ndryshojnë përgjithmonë vendet e punës, por edhe aftësitë që kërkohen për t’u konsideruar i denjë për një vend pune.
II.
Për të qenë sa më afër studentëve, UBT ka kampuset e qendrat në Kosovë, në Prishtinë, Lipjan, Prizren, Pejë, Ferizaj e Gjilan , si dhe zyrat ndërkombëtare në Tiranë, Vjenë, Budapest.
Pos kësaj, UBT ofron edhe zbritje deri në 50% për disa kategori të studentëve, me ç’rast, që nga themelimi e deri tash, UBT ka dhënë bursa në vlerë prej 1 milion e 400 mijë euro.
III.
UBT ka numrin më të madh të laboratorëve, në radhën e institucioneve akademike. Më shumë se 100 sosh janë ambiente në të cilat studentët përballen me anën praktike të profesioneve të tyre në baza ditore, e falë të cilëve pastaj dalin profesionistë dhe adaptohen lehtësisht në tregun e punës. Jo rastësisht, 98 nga 100 studentë gjejnë vend të mirë pune qysh në vitin e parë pas përfundimit të studimeve.
IV.
UBT ofron diploma të përbashkëta dhe mobilitete me shumë universitete partnere ndërkombëtare, që kanë shërbyer si mundësi për studentët tanë që të provojnë studimet në universitetet evropiane.
Partnerët e UBT-së në këtë fushë janë:
Vienna University of Technology, Austri; University of Warsaw, Poloni; City University London, Angli; HIG Gjovik University, Norvegji; CIFE – Centre International de Formation Europ, Francë; Danube University Krems, Austri; Watford Institute Technology, Irlandë; University degli Studi di Napoli Federico II, Itali, etj.
V.
UBT ka shkallën më të lartë të punësimit të të diplomuarve. Shkalla e punësimit të studentëve tanë pas diplomimit është 98 për qind, gjë që dëshmon për nivelin e lartë të përgatitjes dhe të kompetencave, të cilat i fitojnë studentët tanë gjatë viteve të studimit në UBT.