
Provimi pranues në Fakultetin e Stomatologjisë dhe Farmacisë do të mbahet më 29 shtator 2020
28/09/2020Programet e studimit Farmaci dhe Stomatologji provimin pranues do të mbajnë me datë 29 shtator 2020, në Kampusin Inovativ në Lipjan.
Provimi do të mbahet në orën 10:00 dhe do të përfshijë lëndët: Kimi, Biologji, Gjuhë Angleze, si dhe Detyra Logjike.
Studentët dhe aplikuesit të cilët ende nuk i kanë dorëzuar dokumentet fizike, ju kërkohet që ta bëjnë këtë deri më datë 28 shtator 2020.
Dokumentet e nevojshme janë:
- Diploma e shkollës së mesme,
- Dëftesat e klasës 10,11,12, (13- aty ku aplikohet)
- Certifikata e pikëve të testit të maturës
- Certifikata/Ekstrakti i lindjes, dhe
- Kopja e letërnjoftimit