Promovohet libri E drejta penale ndërkombëtare i prof.dr. Ismet Salihut
21/09/2016Ftoheni që të merrni pjese në promovimin e librit “E DREJTA PENALE NDËRKOMBËTARE – Me komentarin e shkurtër të Ligjit për Gjykatën Speciale”, i autorit të mirënjohur në këtë fushë, prof.dr. Ismet Salihu.
Botimi i librit është financuar nga Kolegji UBT, kurse promovimi bëhet, të enjten, më 22.09.2016, në lagjen “Kalabria”, objekti i UBT-së, salla numër 205, ora 09:30.
Pjesëmarrja juaj na nderon ne si institucion i arsimit të lartë, autorin e librit dhe shkencën në përgjithësi!