Prokurori Armend Hamiti ligjëroi për studentët e Fakultetit Juridik

05/12/2018

Prokurori i Shtetit në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, Armend Hamiti ka mbajtur ligjëratë tematike për studentët e Fakultetit Juridik në UBT, me ç’rast trajtoi temën “Ekstradimi, si formë e ndihmës juridiko-penale ndërkombëtare”.

 

Hamiti i njoftoi studentët për parimet themelore të ekstradimit, pengesat juridike për ekstradim, procedurat e ekstradimit sipas ligjit për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet penale të Kosovës, mënyrën e komunikimit ndërmjet shteteve, privimin e përkohshëm nga liria dhe paraburgimi me qëllim të ekstradimit, konkurrencën e shumë kërkesave për ekstradim, shpenzimet e ekstradimit, etj.

 

Po ashtu, ai i këshilloi studentët dhe ka dhënë informata të frytshme rreth përvojës personale mbi këtë fushë.